Eko Higjiena

Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar në Itali, 22 vite më parë kreu vrasje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në Itali është arrestuar një i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për Besnik Lamçjan, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg, për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe vjedhje me armë.

40-vjeçari në 27 qershor të vitit 2000 në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, së bashku me një tjetër person, vrau me armë zjarri shtetasin me iniciale G. U.

UBT

Që nga ajo kohë, Lamçja fshihej nën identitet të rremë në “Campofelice di Roccella” në Itali.

Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit të prokurorisë në Termini Imerese me autoritetet shqiptare. /Telegrafi/