FIDANISHTJA

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Me datën 17.01.2022 Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor Kllokot ka pranuar ankesën nga ankuesi shqiptar kosovar se persona të panjohur, gjatë natës i kanë vjedhur veturën me traga 06 të cilën e kishte të parkuar në garazhin afër shtëpisë së tij. Pas një pune të mirë operacionale nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kllokot është ardhur deri të informata se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shqiptar kosovar B.R. (1983) ka kryer vjedhjen e veturës.

I njëjti sot me datën 24.06.2022 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982). I njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar po ashtu në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale“ i cili po ashtu ka pranuar se ka blerë veturën nga i dyshuari i lartëcekur.

FIDANISHTJA

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.