FIDANISHTJA

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë nëpër objekte fetare në Rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që me datën 09.05.2024 të arrestojë të dyshuar kosovar shqiptar A.K. (2001).

Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte objekt fetar në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë.

Mobi Casa

Ne stacionin policore ne Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare :

  1. Rasti i vjedhjes se xhamisë në (Në fshatin Pidiq)
  2. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në Gjilan,rruga Arberia )
  3. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në Gjilan, rruga Fadil Jakupi)
  4. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në FshatinZheger)
  5. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Në Fshatin Miresh)
  6. Rasti i vjedhjes se Kishës ne fshatin Kllokot.

Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndalur ne mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet në Pth Gjilan njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.