Fundamenti

Arrestohet i dyshuari për fajde, policia sekuestron para dhe armë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Fajdeja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë përfshirë mbledhjen e provave dhe dëshmive përmes veprimeve të ndryshme hetimore, përfshirë edhe përdorimin e masave të fshehta teknike. Si rezultat, janë siguruar prova materiale që implikojnë të dyshuarin B.S. (1959), me banim në Viti.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan, më 24 prill 2026 është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar 5,000 euro para të gatshme, një pistoletë me gaz, një pushkë gjuetie me leje valide, si dhe një pistoletë me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 9X19 mm (po ashtu me leje valide).

FIDANISHTJA

Po ashtu, janë konfiskuar 29 fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 mm dhe 61 fishekë të pistoletës të kalibrit 9X19 mm.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndalimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.