Arrestohet hajni i vjedhjes së stolive në vlerë të 3000 eurove
Gjilan – Në rrugën “Lot Vaka”, në Gjilan më 11 gusht 2017 ishte plaçkitur një familje gjilanase, kurse policia tek më 2 tetor 2017 ka identifikuar dhe arrestuar një mashkull shqiptar nën dyshimin se i njëjti në shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar ka vjedhur një sasi të stolive të arit në vlerë rreth 3000€.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


