Fundamenti

Arrestohet grabitësi i dhunshëm i taksive

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Albert Rashiti është arrestuar nga policia pasiqë dyshohej për tri vepra penale tha Ismet Hashani.

Policia në Gjilan ka arritur ta fusë nën pranga Alber Rashitin (1983) i dyshuar për tri raste të veprave penale. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se policia ka arritur ta identifikojë dhe ndalojë Rashitin më 6 gushtë rreth orës 19:00.

Sipas policisë rasti i parë është kryer në Gjilan me datat 27.07.2012 rreth orës 23:30 në rrugën Pajazit Ahmeti e dyta 29.07.2012 rreth orës 00:00 në Rrugën e fshatit Lladovë te varrezat dhe e treta me datë 01.08.2012 rreth orës 02:25 po në rrugën Lladovë- Llashticë.

Hashani tha se sipas hetimeve të para i dyshuari i kishte kryer veprat penale kryesisht duke hyrë në vetura të taksisteve ku fillimisht ishte mare vesh për vozitje në destinacion të caktuar pastaj gjatë rrugës kishte përdorur forcën kërcënuese me thikë e herë duke jua lidhur kabllin për fyti viktimave derisa i kishte grabitur parat dhe telefonit e tyre.

Eco Higjiena

I dyshuari gjatë intervistës në lokalet e NJHK-së në prezencë të avokatit mbrojtës i ka pranuar tri veprat e kryera penale dhe i ka përshkruar në tërësi.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të Qarkut në Gjilan ndalet 48 orën Qendrën e ndalimit në Gjilan.

Rasti i referohet PPQ –së në Gjilan në procedurë të përshpejtuar tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.