RCCOLA

Arrestohet gazetari që ka “fyer” Lukashenkon

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Minsk – Një korrespondent i një gazete polake raportohet të jetë arrestuar nga policia e Bjellorusisë, më pak se një vit pas kryerjes së burgimit për “fyerje të presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko”.

Unioni i Polakëve në Bjellorusi ka thënë se Andrzej Pokzobut, i cili punon për të përditshmen “Gazeta Wyborcza” dhe është aktivist i shquar i komunitetit polak-bjellorus, ka kaluar tre muaj në burg vitin e kaluar, para se të marrë dënimin prej tre vjetësh, i cili më pas është pezulluar.

UBT

Policia në Grodno, ku edhe po mbahet gazetari, nuk ka dhënë asnjë koment.

Pokzobut është gjykuar për “fyerje të Lukashenkos” në artikujt e publikuar në “Gazeta Wyborcza” dhe në ueb-sajte bjelloruse.