UBT

Arrestohet djali i Michael Jordan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Marcus Jordan, djali i legjendës së NBA, Michael Jordan, të dielën mbrëma është arrestuar pas një përleshjeje jashtë një hoteli në Nebraska.

Sipas policisë, 21-vjeçari ka qenë shumë agresiv dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ka refuzuar bashkëpunimin me policinë.

Uji Dea

Reuters raporton se Marcus kishte pasur një zënkë me dy femra jashtë një hoteli, ndërsa pas arritjes së policisë, ai është përleshur me ta. Megjithatë, në fund policët kanë arritur t’ia vënë prangat.

Pas deklaratës që ia ka dhënë policisë, ai është lëshuar në shtëpi. Por mbi të rëndon akuza për sjellje të pahijshme, refuzim ndaj arrestimit dhe pengim të vënies së drejtësisë. /Telegrafi/