ARKATANA

Arrestohet “bosja” e kontrabandimit me migrantët

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Arjeta Ibrahimi nga Tërrnoci i madh është arrestuar nën dyshimin se në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar të holla në vlerë të 400, 1000 dhe 1500 eurove duke kontrabanduar viktimat Erkan Emini dhe Muharrem Selimi të cilët i ka transportuar përmes Serbisë e Hungarisë në shtetet perëndimore, por që të njëjtit janë kapur dhe janë kthyer sërish .

Policia ka arritur ta arrestoj bosen e kontrabandimit me migrantët e Anamoravës, Arjeta Ibrahimin (1974) nga Tërrnoci i madh i Bujanocit. Prokurori i rastit Esat Ademi tha për agjencinë rajonale të lajmeve rajonipress se Arjeta Ibrahimi dyshohet për kontrabandim me migrantët e cila me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror u ka marrë viktimave Erkan Emini dhe Muharrem Selimit nga 400, 1000 dhe 1500 euro për t`i transportuar në perëndim nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë me destinacion shtetin e Austrisë.

Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve e njëjta dyshohet edhe për falsifikim të pasaportave me viza të ndryshme të shteteve si Zvicër, Belgjikë e Gjermani.
Prokurori Esat Ademi tha se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën.

Hidromorava

Viktimat e këtij rasti kanë thënë në hetuesi se i kanë dhënë të holla të dyshuarës dhe kanë tentuar të dalin në shtetet ku e kanë pasur destinacionin, mirëpo janë kthyer nga policia e atyre shteteve mbrapshtë pasi kanë pasur viza fallso.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku tha për rajonipress se rajoni i Anamoravës kohëve të fundit është i theksuar sa i përket kontrabandimit me migrantët, por kjo prokurori dhe organet tjera hetuese janë të përkushtuara për ta luftuar këtë dukuri e cila luftohet me të madhe nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.