RCCOLA

Arrestohet Besim Lakna e Fidan Lipovica të dyshuar për hedhje të granatës në “Maxhar Turizm”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia rajonale në Gjilan ka arritur të prangos dy të dyshuarit kryesor Besim Lakna dhe Fidan Lipovica të cilët besohet se më 9 prill 2013 kanë hedhur një granatë dore në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Presheva.

Policia në Gjilan ka arritur të prangos dy të dyshuarit kryesor për hedhjen e një granate në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Presheva e vendosur mbrapa stacionit të autobusëve në Gjilan.

Ismet Hashani duke mos dhënë detaje për të arrestuarit tha se më 9 prill 2013 operativa rajonale e policisë është njoftuar pёr njё shpërthim tё njё mjeti eksplodues i cili kishte ndodhur nё rrugën “Idriz Seferi” në kompleksin e stacionit të autobusëve në Gjilan.

Me këtë rast sipas policisë ishte dëmtuar lokali i një agjencionit transportues. Njësitet e NJHR-le, sё bashku me njësitin e krim teknikës ju kanë përgjigjur rastit dhe nё vendin e ngjarjes kanë dal me urgjencë.

Nё vendin e ngjarjes e kemi takuar njësitin patrullues i cili kishte bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjes dhe nga krim teknika janë siguruar disa prova, si sfera metalike të granatës së dorës dhe dorëza e granatës ka sqaruar Hashani.

Hashani tha se është kontaktuar pronari i lokalit dhe nga i njëjti janë marrë disa informata shtesë në lidhje me të dyshimtit e mundshëm .

Mobi Casa

Në vazhdën e hetimeve në lidhje me ngjarjen-incidentin e klasifikuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, më datën 11 prill 2013 rreth orës 09:10, në lidhje me rastin e lartcekur, me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit F.L. nga Gjilani, dhe gjatë bastisjes janë gjetur katër fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 mm. si dhe një sasi e vogël e substancave narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan për intervistimin e tij, i njëjti është intervistuar në prezencën e Avokatit. Në bazë të provave të gjetura besohet se më datë 9 prill 2013 F. L. ia kishte shitur një granatë dore të dyshuarit B. L. i cili besohet ta ketë hedhur mjetin shpërthyes pranë lokaleve të cekura më lartë.

I dyshimti B.L. është arrestuar nga policia, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe po ashtu në bazë të provave dhe fakteve të qëndrueshme besohet të jetë i involvuar në veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në këtë incident përpos dëmeve materiale fatmirësisht as kush nuk është lënduar tha Hashani.

Në lidhje me veprimet e ndërmarra në vazhdim është njoftuar Prokuroria Themelore për krime të rënda në Gjilan, dhe të dy të dyshuarve i shqiptohet masa e ndalimit për 48. orë në qendrën e ndalimit në Gjilan.Rasti i kompletuar dërgohet në Gjykatë./rajonipress/