Eko Higjiena

Arrestohet bashkëshorti i shqiptares së djegur para 2 vitesh

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një analizë e gjurmëve të fibrave të batanijes së gjetur në vendin e ngjarjes, ka bërë që të arrestohet ish bashkëshorti

Më 16 tetor të vitit 2010 në Sllovaki, afër Bratislavës ishte gjetur kufoma e djegur e një gruaje të re. Ndërkohë qe zbuluar identiteti i saj: bëhej fjalë për shqiptaren 28 vjeçare nga Kosova Shqiponjë A. (ose Flora S., varësisht nga burimi!), nënë e dy fëmijëve, e punësuar si kameiere në Vjenë.

Të enjten, një vjet e gjysmë më vonë, është arrestuar personi i parë lidhur me këtë krim. Ai është ish bashkëshorti i viktimës, njofton policia austriake.

Një analizë e gjurmëve të fibrave të batanijes së gjetur në vendin e ngjarjes, ka bërë që të arrestohet ish bashkëshorti. Analiza ka treguar se fibrat e gjetura në vendin e krimit janë identike me ato në banesën e përbashkët të viktimës dhe partnerit të saj. Megjithë këtë, hetimet do të vazhdojnë dhe pritet të bëhet edhe një ekspertizë tjetër.

ARKATANA

Gjatë kësaj fundjave do të merret vendimi nëse i arrestuari, do të mbahet ehde më tutje në burg ose jo, njofton prokuroria shtetërore.

Kufoma, në bazë të analizës së ADN-së qe identifikuar rreth shtatë muaj pas vdekjes, në qershor të vitit 2011, si Shqiponjë A., shkruajnë mediet austriake.

Në kohën kur ajo ishte identifikuar, mediet austriake, vrasjen e vinin në lidhje me një martesë fiktive që mendohej ta kishte lidhur ajo me një burrë nga Kosova, për t`i mundësuar atij ardhjen në Austri.

Këtë gjë Shqiponja mendohej ta kishte bërë sepse kishte pasur shumë nevojë për para. Por ndërkohë personi që kishte paguar për kurorën nuk mundte të udhëtonte në Austri prandaj i kërkonte paratë e veta nga tashmë viktima, gruaja 28 vjeçare Shqiponjë A.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.