Eko Higjiena

Arrestohet aktori shqiptar në SHBA, në rrezik dëbimi

/ 2 minuta lexim

Prad Rado, aktori shqiptarë që luan rolin kryesor i filmit me metrazh të shkurtër, “Dreaming American”, prodhuar nga Barbet Schroeder dhe regjizor Lee Percy ndodhet në tek Burgun Federal në Buffalo, New York.

Prad kishte marrë trenin për të udhëtuar në New York, si i ftuar nderi tek Festivali i Filmit Prestigjioz në Hamptons. Një agjent federal e ka ndaluar në tren dhe i kërkuar dokumentet e qëndrimit në SHBA. Rado rrezikon dënimin nga SHBA. Ai bashkë me regjisorin Lee Percy ishin të ftuar nderi në Simpoziumin e fjalës së lirë dhe artit, me 7 Tetor 2012.

Filmi Dreaming American është një histori e vërtetë e jetës së Prad Rado si emigrant në Amerikë. Filmi tregon si Prad (i lindur me emrin Prekë Radoina) u arratis nga Shqipëria, pa letra, vetëm me rroba në trup, madje e kanë hedhur dhe nga barka e arratisjes për ta lënë për të vdekur në bregdetin italian.

Hidromorava

Prad ka 11 vjet që jeton në Amerikë. Falë talentit të tij ka prekur ëndrrën e Hollivudit duke marrë pjesë në disa filma.

Miqtë e tij dhe avokati po përpiqen që Prad Rado të mos dëbohet nga Amerika. Miqtë e tij kanë nisur dërgimin e peticioneve on-linë për të ndaluar dëbimin nga Amerika.