Uji Dea

Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për grabitje në tentativë në një argjendari në Gjilan

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer më 13 korrik 2026, rreth orës 14:09, si rezultat i veprimeve të shpejta operative të hetuesve të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, të cilët arritën ta identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, shtetas të Kosovës, i lindur në vitin 2007.

Gjatë operacionit policor është sekuestruar një armë zjarri (revole), si dhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur gjatë tentativës për grabitje në argjendari.

Mobi Casa

Pas intervistimit në prani të procedurave ligjore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe identifikimit të çdo personi tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.