Fundamenti

Arrestohen tre gjilanas në fshatin Miresh, kapen 18 kilogram substancë narkotike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik me hetuesit e saj në Gjilan, me 19.04.2014 kanë realizuar planin operativ të koduar me emrin “Vëllezërit “, me ç’rast në fshatin Miresh saktësisht në një pompë të derivateve ka arrestuar në flagrancë fillimisht dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një çantë sportive e cila brenda kishte (8) tetë paketime me substance narkotike të dyshuar e llojit Marihuan.

Po ashtu gjatë kontrollit në një çantë të kompjuterit është gjetur edhe një paketim me substance narkotike po ashtu e llojit Marihuan thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale e Gjilanit e cila bërë matjen e substancës narkotike, e cila ka peshuar (18) tetëmbëdhjete kilogram.

Si vazhdimësi e operacionit policor të suksesshëm hetuesit policor kanë arritur të arrestojnë edhe personin e tretë si të dyshuar të involvuar në këtë rast.

Eco Higjiena

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: A.O. shqiptar viti i lindjes 1966, F.M. shqiptar viti i lindjes 1989, dhe F.O. shqiptar viti i lindjes 1969.

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar këto dëshmi: 9 (nëntë) paketime me substancë narkotike të llojit Marihuane e cila ka peshuar rrethe 18 kilogram, 1 (Një pikë një gram ) Kokainë, 1 ( Një ) Veturë e Llojit Audi A-4 ngjyrë e zezë Metalike, 1 ( Një ) Veturë e Llojit Opel Omega ngjyrë vishnje, 4 (Katër) Telefon Celular, 1 (Një) Mini Llaptop –(HP ) me USB te ËIFI dhe 74 € ( shtatëdhjetë e katër euro ) .

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit i cili ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka mbikëqyrë tërë procesin e realizimit të planit policor dhe me vendimin e tij të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.