Arrestohen shqiptarët që vrasin shqiptarin në mënyrë barbare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për një vrasje makabre të një shqiptari tjetër.Viktima Shkëlqim Malaj u vra duke u masakruar me shkopinj bejsbolli dhe leva nga dy shokët e tij të punës.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit, të dy shqiptarë, A. S. (36 vjeç) dhe M. K. (29 vjeç) u arrestuan në Cambiago. Ata punonin me viktimën.

37-vjeçari shqiptar u gjet i masakruar dhe i hedhur në një fushë në Verdellino në Bergamo. Mediat italiane bënë të ditur se shqiptari është masakruar me shkopinj druri ose hekurash. Goditjet kanë qenë të forta dhe e kanë shpërfytyruar 37-vjeçarin, duke e vështirësuar fillimisht edhe identifikimin e tij.

Policia bëri të ditur se ai është identifikuar vetëm me anë të shenjave të gishtërinjve. Mësohet se shqiptari 37-vjeçar është rezident në Verdellino dhe kishte një precedent të vogël penal para 10 vitesh.

Eco Higjiena

Trupin e pajetë e ka gjetur një çift, burrë e grua, banorë të zonës, të dielën më 8 dhjetor 2013, në orën 07:55 minuta, teksa kishin nxjerrë qenin për shëtitje. Ata ishin duke shëtitur në rrugën “Garibaldi”, një rrugë pa krye, që zakonisht përdorej nga çiftet e reja. Por, duke shëtitur ata kishin parë diçka në fushë.

Trupi i shqiptarit ishte komplet i veshur, me këpucë të zeza, pantallona ngjyrë ulliri, rrip të errët, një bluzë të kuqe, këmishë të bardhë me vija vertikale dhe një fanellë kafe. Ndërsa, koka ishte e shpërfytyruar dhe e mbuluar nga gjaku. Pranë, tij gjendej një xhaketë e errët.

37-vjeçari punonte si murator dhe ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo e cila ka rrëfyer në polici se i shoqi ishte zënë me dy të arrestuarit pak ditë para vrasjes.

Mbrëmjen e 7 dhjetorit, Shkëlqim Malaj kishte dalë nga shtëpia, duke o treguar bashkëshortes se kishte marrë një telefonatë dhe se do të zhvillonte një takim për të larë hesapet. Të tre ishin dehur dhe më pas kishte nisur sherri. Analiza e tabulateve telefonikë ka lejuar policinë të bjerë në gjurmët e të arrestuarve. /Shekulli/