Arrestohen Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama

Prishtinë – Policia e EULEX-it ka arrestuar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës Sami Hamitin dhe dy biznesmenët Agim Ademin dhe Muharrem Ramën nën dyshimin për korrupsion.
Njoftimin e ka dhënë EULEX-i por nuk ka bërë publik emrat e të arrestuarve.
“Gjatë një operacioni, sot policia e EULEX-it arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtar të lartë të komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsion. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe të EULEX-it”, ka thënë EULEX-i.