ARKATANA

Arrestohen një shqiptar e një serbe, ndihmuan dhe strehuan serbin e dyshuar për vrasje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me 22 Maj 2017, Policia e Kosovës bazuar në Informata përmes rrugëve Operative me Urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore – Gjilan është kontrolluar prona (shtëpia) e Stojanka Ristic (1951) serbe shtetase e Kosovës me banim të përhershëm në fshatin Mogill komuna e Kllokotit sepse ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta së bashku me të dashurin e saj Sami Emini (1954), Shqiptar Shtetas i Kosovës banor i fshatit Mogillë, për një kohë e kanë ndihmuar dhe strehuar të dyshuarin Goran Petroviq(1993) Serb shtetas i Kosovës banues në fshatin Pasjan Komuna Partesh, duke e strehuar në vende të fshehta, për ta shmang arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviç.

Gjatë kontrollit është arritur që të gjendet vetëm dokumentacioni i të dyshuarit, por jo edhe ai vet pasi që gjatë natës i njëjti nga të dyshuarit e cekur ishte ndihmuar që t`i shmanget arrestit duke e fshehur dyshohet në fshatin Pasjan.

Dy të dyshuarit e lartcekur kanë qenë në njohuri të plotë duke ditur për të gjitha të bëmat dhe veprimet kriminale të të dyshuarit Goran Petroviq (grabitjet, vrasjet dhe rastet tjera, kriminale) dhe me vetëdije të plotë e kanë ndihmuar të njëjtin për të ju shmangur drejtësisë.

United Hospital

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit të kërkuar për shumë vepra të rënda penale edhe deri në “Vrasje të dyfishtë”, që dyshohet se ai është autor.

Të gjithë personat kushdo qofshin që në çfarëdo mënyre e ndihmojnë personin e shumë kërkuar do të përgjigjen për “Dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”
Lidhur me të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili për dy të dyshuarit Sami Emini dhe Stojanka Ristiç ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë.

Hetimet e lidhur me ngjarjen në fjalë do të vazhdojnë gjatë orëve dhe ditëve në vijim deri në arrestimin e të dyshuarit Goran Petroviç . Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.