UBT

Arrestohen nga policia tri femra shqiptare që po mashtronin gjilanasit në emër të humanizmit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njësiti sektoriale policor nga stacioni policor i Gjilanit gjatë patrullimit kanë takuar tri të dyshuara femra shtetase të Kosovës të cilat mblidhnin para nga qytetarët nëpër rrugë në qendër të qytetit të Gjilanit në emër të OJQ “Giving Hope” me seli në Prishtinë në emër të ndihmave humanitare. Sipas tyre ato janë të punësuara me dokumente të rregullta dhe me pagë fikse, por me kërkesë të Policisë së Kosovës ato nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë dokumente valide se janë të punësuara dhe se kanë kontratë valide nga punëdhënësi i supozuar.

Gjatë verifikimit në ATK figuron se organizata në fjalë nuk është tatimpaguese dhe se të gjitha aktivitetet i ka të deklaruara zero. Të dyshuarat fillimisht janë arrestuar nga Policia dhe më pastaj janë intervistuar, të gjitha dëshmitë tregojnë fakte të qëndrueshme se veprimtaria e tyre është ilegale. Është njoftuar Prokurori, dhe rasti procedohet në njësinë e hetimeve.

Mobi Casa

Policia e Kosovës apelon qytetarët që të mos bien pre e matrapazëve dhe përfituesve duke u dhënë para këtyre personave, para që kurrë nuk kanë qenë të dedikuara dhe nuk janë shfrytëzuar për qëllime humanitare, andaj në as një mënyrë të mos lejohet që tu epen para, por në rast se hasen këta persona të lajmërohen stacionet e afërta të policisë së Kosovës apo edhe të thirret Policia e Kosovës në numrin 192, numër që është në dispozicion njëzet e katër orë dhe është pa pengesë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.