Mobi Casa

Arrestohen katër shqiptarë të komunës së Bujanocit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Policia e Vranjës në bashkëpunim me Prokurorinë Publike komunale kanë arrestuar katër kontrabandues shqiptarë të komunës së Bujanocit.

Ilir S. (39) dhe Rijad R.(30) janë arrestuar ndërsa në akuza penale janë përfshirë edhe Haki S. dhe Skender S., të cilët janë në arrati dhe ata nga policia janë duke u kërkuar intenzivisht për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer vepër penale të tregtisë së paligjshme, ndërsa dyshohet se këta gjenden në Kosovë, raporton Titulli.

Hidromorava

Bëhet fjalë për 5960 pako të cigareve apo në vlerë totale prej 8 milion dinarë me fleta akcize të Republikës së Kosovës, njoftoi përmes një kumtese policia në Vranjë.

Fillimisht këto cigare janë vendosur në shtëpinë e Rijad R. në fshatin Konçul të komunës së Bujanoci, që më pas të shiten në territorin e Republikës së Serbisë.