UBT

Arrestohen edhe dy persona të dyshuar për rrëmbimin në Llabjan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të premten policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e rrëmbimit më 22 janar 2013 ndaj viktimës mashkull shqiptar. Pas intervistimit në konsultim me Prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës kishte arrestuar më 22 janar dy të dyshuarit e parë R. D. 1994 dhe K. H. 1991, të cilët dyshohen se me automjetin mercedes ngjyrë e zezë e kishin rrëmbyer viktimën B.H. i lindur më 1981 duke e bartur viktimën prej Gjilanit deri në fshatin Llabjan, ku e kishin futur në një hapësirë malore dhe e kishin maltretuar fizikisht, duke përdorur armë të ftohta (thikë) dhe sprej OC, me ç`rast nga i njëjti kishin kërkuar para.

Ndërsa të premten policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë që janë të përfshirë në këtë rast. Të premten policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e rrëmbimit më 22 janar 2013 ndaj viktimës mashkull shqiptar. Pas intervistimit në konsultim me Prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.

Uji Dea

Ndryshe viktima B. H. i lindur më 1981 ishte paraqitur në stacionin policor në Gjilan duke i raportuar policisë se ai ishte lënduar. Njësitet patrulluese me urgjencë e kishin transportuar deri në qendrën emergjente në Gjilan ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Sipas policisë viktima gjatë intervistës është kuptuar se ai ishte rrëmbyer nga katër të dyshuar ( ku njërin prej tyre e ka identifikuar duke i`a treguar emrin). Tani numri i të dyshuarve për rrëmbimin në Llabjan arrin në katër veta./rajonipress/