FIDANISHTJA

Arrestohen dy persona të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Njësiti i Hetimeve nga Stacionit Policor në Viti, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 10.07.2025 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar (meshkuj kosovarë).

Arrestimi i të dyshuarve është bëtë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë (7) hektarë tokë të mbjellë me grurë.

Mobi Casa

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë qytetaret të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm pasi që ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Për çdo rast të zjarrit apo dyshim për veprimtari të paligjshme në këtë drejtim, ftojmë qytetarët të raportojnë menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112, në mënyrë që të reagojmë me kohë dhe të parandalojmë pasoja njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.