GRANDEMALL

Arrestohen 62 aktivistë të Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se Policia e Kosovës ka arrestuar 62 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje në protestën kundër privatizimit të Distribucionit të KEK-ut.
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në mesin e të arrestuarve janë edhe katër të lënduar.

Deputetë të VV-së nuk lejohen të hyjnë në Qeveri

Policia e Kosovës dhe sigurimi i ndërtesës së Qeverisë kanë ndaluar deputetët e lëvizjes Vetëvendosje të hyjnë në objektet e Qeverisë, në kohën kur është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut.

Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri ka thënë se deputetët kanë të drejtë të hyjnë në objektet e Qeverisë së Kosovës për të shikuar çfarë kontrate po nënshkruhet si dhe për t’u njoftuar me detajet e kontratës.

Eco Higjiena

Sipas Vetëvendosjes deputetëve i është thënë se nuk janë në listën e të pranishmëve për këtë ceremoni.

“Truprojat dhe sigurimi i ndërtesës pohojnë se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë. Përveç policëve dhe sigurimit deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi. Tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakderdhje në sy”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësues të sindikatave janë mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.