UBT

Arrestime të shumta në Anamoravë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Velekincë të Gjilanit policia pas hetimeve të bëra ka arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar i cili me urdhër te Prokurorit dërgohet në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e viktimës femër shqiptare është gjetur dhe konfiskuar një fishekë i kalibrit 7.62 mm.

Ndërkaq policia duke u bazuar në urdhëresat e gjykatës së Gjilanit ka realizuar dy arrestime në fshatrat e Vitisë.

Fundamenti

Arrestimi i parë i personit të kërkuar nga Gjykata është kryer në fshatin Pozheran të Vitisë ku është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

Kurse në fshatin Sadovine e Jerlive gjithashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/