Fundamenti

Arrestime për sulm fizik në Livoq të Gjilanit, dhe në Viti për sulm ndaj zyrtarëve policor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Livoç i Epërm, të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Mobi Casa

Edhe në fshatin Sllatinë e Epërme, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/