Arrestime për dhunë në familje, një bashkëshort sulmon gruan, një tjetër sulmon prindërit

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe viktimën mashkull kosovar.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Poashtu në Gjilan është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/