Arrestime në Viti për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Viti – Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Poashtu në Viti lidhur me rastin e datës 12 maj janë intervistuar katër persona të dyshuar, ndërkaq nga njësiti hetuesisë është konfiskuar një pushkë e prodhimit jugosllav.
Me vendim të prokurorit lidhur me rastin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/