Arrestime në Viti e Llabjan
Gjilan – Në tri raste të ndara policia e Kosovës ka arrestuar personat e kërkuar nga Gjykata në lokalitetet Lubishtë, Pozheran e Llabjan.
Në fshatin Pozhoran, të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Edhe në fshatin Lubishtë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Kurse në fshatin Llabjan, të Novobërdës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/