Arrestime në Parallovë e Shipashnicë

Gjilan – Në fshatin Shipashnicë të Kamenicës pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar për armëmbajtje pa leje pesë (5) të dyshuar tre shqiptarë dhe dy serbë dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajte njoftoj policia e Kosovës.
Kurse në fshatin Parallovë të Gjilanit në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 13 ditëve./rajonipress/