ARKATANA

Arrestime në Gjilan: Një i dyshuar për ndihmë kryesve të veprave penale dhe një tjetër për vrasje në tentativë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka realizuar dy arrestime të rëndësishme në qytetin e Gjilanit, në kuadër të hetimeve për vepra të rënda penale.

Sipas raportit zyrtar, më 26 mars 2026 është arrestuar një person i dyshuar në rrugën e Kamenicës, lidhur me veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve të veprave penale”, rast ky që daton nga 4 shkurti 2026. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

HW

Ndërkohë, po në të njëjtën datë, është arrestuar edhe një tjetër i dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”, i ndodhur më 18 mars 2026 në të njëjtën zonë. I dyshuari kishte qenë në arrati deri në momentin e arrestimit, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë, ndërsa kanë theksuar përkushtimin për zbardhjen e plotë të rasteve dhe vendosjen e drejtësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.