Arrestime në Gjilan e Viti, kërkoheshin nga Gjykata

Gjilan – Në fshatin Llabjan të Gjilanit në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilan në kohëzgjatje prej 23 ditëve njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë edhe në fshatin Pozharan të Vitisë raportohet se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Komunale është arrestuar një mashkull shqiptar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
Gjithashtu edhe në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Viti në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Gjilan./rajonipress/