Mobi Casa

Arrestime në Gjilan, Artanë e Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në tri raste të ndara në Gjilan, Artanë e Viti policia ka arrestuar personat e kërkuar me urdhër të Gjykatës. Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

Në rastin e parë policia ka intervenuar në fshatin Bostan të Novobërdës ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb, i cili më pas dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 13 ditëve.

UBT

Gjithashtu në rastin e dytë Stacioni policor në Gjilan me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili më pas dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 13 ditëve.

Kurse në fshatin Pozhoran të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit./rajonipress/