Arrestime e ngritje të aktakuzave për vjedhje të rënda, shpërndarje droge dhe dhunë në familje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë.

Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në Familje”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “ Vjedhja e rëndë”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS