Arrestime dhe konfiskime për substanca narkotike dhe armë në Gjilan, e Novobërdë
Gjilan – Në fshatin Llabjan, të Novobërdës është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Maqedonisë Veriore, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancave narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjilan në rrugën “Nexhat Orana” nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë pistoletë me gaz pasi që i njëjti më datë 20.07.2025 në një aheng familjar kishte shtënë me armë në ajër.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


