Fundamenti

Arrestim sipas skenarit të PDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Arrestimi i dr. Xhavit Hajdarit, drejtor i Spitalit rajonal të Gjilanit, anëtar i kryesisë së Degës së LDK të Gjilanit si dhe bartës i shumë funksioneve të larta publike e politike në 20 vitet e fundit në komunën e Gjilanit, për Degën e LDK të Gjilanit, është thjesht arrestim sipas skenarit të PDK, i përgatitur dhe i paralajmëruar qe një kohë të gjatë nga shërbime të po kësaj partie si dhe i realizuar së fundmi nëpërmjet Policisë për krime të rënda ekonomike në Gjilan.

Dega e LDK-së ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të spitalit të Gjilanit. “Duke pasur për bazë gjithë fushatën që është bërë ndaj këtij kuadri të dëshmuar si në aspektin profesional, politik e atdhetar, veçmas nga momenti i zgjedhjes së tij drejtor i spitalit rajonal e deri dje, nga pushtetarët aktual të Gjilanit, s’ do mend se, edhe nuk mund të mendojmë ndryshe pos, arrestim për motive dhe bindje politike” thuhet në reagimin LDK-së.

Sipas LDK-së dr. Xhavit Hajdari, ka qenë i ndërgjegjshëm në punën dhe veprimtarinë e tij, i vetëdijshëm se përditë është nën llupën e vëzhgimeve të PDK-së përmes instrumenteve të saja, si brenda spitalit, si brenda policisë e mjerisht, edhe brenda një pjese të medias, të cilët arritën ma në fund ta fusin në grackë edhe një shërbim të pavarur dhe jetik për qytetarin, siç është policia e Kosovës, vetëm e vetëm që të krijojnë rrethana për ta prurë njeriun që e kanë planifikuar qe një kohë të gjatë në krye të këtij spitali.

Sepse,asnjëherë ky pushtet lokal i PDK-së në Gjilan dhe disa instrument të saj, nuk i kanë parë me sy të mirë, rendin, rregullin dhe investimet që kanë ndodhur dhe janë kryer gjatë menaxhimit të këtij spitali prej zgjedhjes së dr. Xhavit Hajdarit, drejtor.

RCCOLA

Pavarësisht në dyshimet që ka ngrehur Policia për krime të rënda ekonomike në Gjilan, ne jemi thellë të prirur të besojmë në pafajësinë e dr. Xhavitit, andaj edhe kërkojmë nga organet e Drejtësisë, përkatësisht nga Prokuroria e Kosovës dhe kjo këtu në Gjilan, që mos t’ bijnë viktimë e shpifjeve, ndjekjeve dhe thashethaneve të PDK-së dhe luftës së saj të pareshtur kundër kuadrove të LDK-së, si një hakmarrje politike që në Gjilan daton nga pranvera e vitit 1998 e këndej.

Sepse, është kjo Polici për krime të rënda ekonomike që, edhe më herët, nën instruksionet e PDK-së ka ngritur dyshime të tilla, dyshime që janë situr nëpër shumë organe dhe për disa vite madje e, në fund kanë rezultuar pa asfarë të dhënash që mundësojnë ndonjë ndjekje penale. Por, kanë rezultuar me diskreditimin publik të kuadrove tona, çfarë synohet edhe me dr. Xhavit Hajdarin.

Andaj, Dega e LDK-së, do t’i ndjek me vëmendje këto zhvillime, nuk do të bie viktimë e këtyre shantazheve dhe, është e bindur se, me skenar të tillë, nuk luftohet krimi ekonomik e as korrupsioni që ka lëshuar rrënjë pikërisht nga krerë të PDK-së, por, të cilat, hë për hë (tash për tash) vazhdojnë të mbeten të paprekshëm thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/