Fundamenti

Arrest shtëpiak për pesë të akuzuarit e dyshuar për dhunimin e një vajze nga Prizreni

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykatësi Hasan Sadiku tha për rajonipress se u ka ndërprerë masën e paraburgimit Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin për veprën penale të dhunimit, duke e zëvendësuar atë me arrest shtëpiak. Sadiku tha se ky proces gjyqësor është kah fundi meqë janë dëgjuar dëshmitarët, të akuzuarit dhe pala e dëmtuar.

Procesi gjyqësor i zhvilluar në Gjykatën Themelore të Gjilanit ndaj pesë të akuzuarve Xhavit Hasimi, Eridon Ajvazi, Fitim Ajvazi , Ilir Ajvazi dhe Nazif Isufi të akuzuar për veprën penale të “dhunimit” tashmë ka hyrë në fazën finale.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku tha për rajonipress se janë zhvilluar pesë seanca gjyqësore dhe është arritur të dëgjohen edhe dëshmitarët, edhe palët e dëmtuara po edhe vet të akuzuarit. Tani në seancën e fundit presim të dëgjohen fjalët përfundimtare dhe të shpallet aktgjykimi.

Sadiku tha se meqë janë dëgjuar dëshmitarët u ka ndërprerë masën e paraburgimit duke e zëvendësuar atë me arrest shtëpiak për Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin.

Uji Dea

Sadiku tha se të akuzuarit e kanë mohuar veprën derisa e dëmtuara nga Prizreni ka mbrojtur në tërësi dëshminë e saj dhënë në hetuesi.

Aktakuza e ngritur nga prokurori Agron Uka i ngarkon Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin se në mënyrë sistematike e kanë detyruar të dëmtuarën B.I. nga Prizreni për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, duke e rrahur e maltretuar vazhdimisht. Në aktakuzë është dhënë rrëfimi rrëqethës i të dëmtuarës.

Aktakuza saktëson se të dyshuarit e kanë rrahur të dëmtuarën kurse dhunimi është përcjellur me lëndime trupore pa vullnetin e saj. I akuzuari Xhavit Hasimi me veturën e tij e kishte sjellur të dëmtuarën B.I. nga Prishtina në Gjilan , ku fillimisht e dërgon në restorant “Eltoni” duke pasur marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj, ku më pas e dërgon edhe tek shtëpia e të dyshuarit Ilir Ajvazi, ku aty bashkërisht me të pandehurit tjerë kryejnë marrëdhënie seksuale me përdorim të forcës . Situata të ngjashme të pandehurit kanë kryer edhe në restorant “Ferizi Petrol”.

Të pandehurit ndërkaq e kanë mohuar veprën duke thënë se gjithçka është bërë me dëshirë dhe jo me dhunë. Por ndryshe ka dëshmuar e dëmtuara B.I. Ajo në dëshminë e saj trishtuese ka folur për të gjitha detajet. Sipas saj të pandehurit Xhavit dhe Nazif e kanë sjellur nga Prishtina në Gjilan duke e futur në një pyll. “Aty më kanë thënë se nëse dëshiron të fitosh bukën e gojës atëherë duhet të bësh marrëdhënie seksuale, duke e shitur trupin dhe njëkohësisht më kanë detyruar që të këndojë në veturë edhe këngë serbe. Shpesh të akuzuarit më kanë thirr me emrin Daniella e Dragana për të fshehur para të tjerëve identitetin tim, kurse me të akuzuarit kam pasur marrëdhënie seksuale kundër vullnetit tim, duke e përdorur forcën dhe kanosjen për çka edhe kam krijuar një gjendje të rëndë traumatike” ka thënë e dëmtuara në dëshminë e saj./rajonipress/