RCCOLA

Arrest shtëpiak për Nevzad Morinën, prokurori kërkon super ekspertizën

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nevzad Morina i dyshuar për vrasje të rëndë është liruar nga paraburgimi duke e zëvendësuar atë me arrest shtëpiak. Prokurori Agron Uka ka kërkuar super ekspertizën kurse avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj dhe Kadri Syla kanë kërkuar ndërprerjen e paraburgimit.

Një gjykim interesant që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka hyrë në fazën finale pasiqë Nevzad Morina i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij tashmë ndodhet në arrest shtëpiak, raporton rajonipress.

Në fakt gjykatësi i departamentit për krime të rënda Hasan Sadiku duke vendosur sipas kërkesës së avokatëve mbrojtës i ka ndërprerë masën e paraburgimit Nevzad Morinës , duke e zëvendësuar atë me arrest shtëpiak.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i rastit Agron Uka i cili ka kërkuar super ekspertizën.

RCCOLA

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj së bashku me Kadri Sylën thanë se ata kanë kërkuar ndërprerjen e masës së paraburgimit të klienti të tyre Nevzad Morinës.

Aktakuza e ngritur nga prokurori Agron Uka e ngarkon Nevzad Morinën se më datën 4 maj 2013 në shtëpinë e tij në Topanicë të Kamenicës ka privuar nga jeta bashkëshorten e vet, tani të ndjerën Arlinda Sejdiji, në atë mënyrë që e shtynë nga lart duke e përplasur për toke dhe nga kjo rënie i është qarë mëlçia, me ç`rast i është shkaktuar gjakderdhje masive në organet e brendshme, dhe duke i ofruar të njëjtës ndihmë e dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë, pastaj nga aty me urgjencë e transferojnë në Spitalin e Gjilanit e cila i nënshtrohet operacionit, mirëpo për shkak të keqësimit të gjendjes, e njëjta me autoambulancë transportohet në QKUK në Prishtinë, e cila nga plagët e pësuara nuk ka mundur të mbijetojë, njëkohësisht konstatohet se në trupin e saj në lukth ka pasur mjet korodiv toksik, gjë që konstatohet edhe nga ekzaminimi mjeko ligjor mbi natyrën e vdekjes së saj” thuhet në aktakuzë.

Nevzad Morina dyshohet për vrasje të rëndë kurse si dëshmi janë marrë mesazhet telefonike që ka pasur viktima me të.

Morina e ka mohuar veprën duke thënë se me gruan e tij ka pasur raporte të mira./rajonipress/