UBT

Aroma e karafilit dhe pishës lehtëson frymëmarrjen dhe pastron ajrin

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Aromat ndikojnë në emocione, kujtime dhe dëshirën për ushqim, ndërsa përveç që ndihmojnë te format e lehta të pagjumësisë, si livanda, mund të forcojnë edhe dëshirën seksuale si kanella.

Aromat e kanellës, karafilit dhe pishës janë pjesë të pashmangshme e atmosferës së Vitit të ri, ndërsa efekt të dobishëm kanë edhe në shëndet dhe disponim. Kështu guma përtypëse me aromën e kanellës, por edhe vetëm marrja erë e kanellës përmirëson punën e trurit, ka treguar hulumtim, të cilin e ka kryer dr. P. Zoladz. Më saktësisht të testuarit që i kanë marrë erë kanellës kanë treguar rezultate më të mira në testet e koncentrimit, kujtesës dhe shpejtësisë së reagimeve mentale.

Supozohet që kanella mund ‘ti ndihmojë njerëzit e vjetër që humbin kujtesën, si edhe studentët që kanë frikë nga provimi. Hulumtimi më i mëhershëm ka treguar që aroma e kanellës në meshkujt mund të veprojë si stimulans i lehtë seksual. Nëse dëshironi të relaksoheni mund të përdorni edhe karafilin. Vaji eterik i karafilit liron nga stresi, largon lodhjen mentale dhe vepron si stimulans i lehtë.

Mund të ndihmojë edhe tek problemet me gjumë dhe dëshpërimi. Vaji i karafilit po ashtu në mënyrë të dëshmuar lehtëson dhimbjen e dhëmbit nëse qitet në copën e mbushjes së pambukut pranë dhëmbit që dhëmb, por kjo nuk duhet të bëhet shpesh sepse mund të irritojë mishin e dhëmbëve.

Portokalli dhe livanda relaksojnë

Njerëzit që kanë shijuar aromën e livandës ose të portokallit kanë qenë më të qetë, më pozitivë dhe më pak anksiozë, ka treguar hulumtim australian. Në difuzor ose enën me ujë për lagështim të ajrit shtoni disa pika vaj eterik dhe dita e lodhshme do të jetë më pak stresuese.

Molla dhe banania frenojnë dëshirën për ngrënie të tepërt

Të testuarit, të cilët, sapo janë ndjerë të uritur kanë marrë erë bananen, mollën e gjelbër ose pepermintin djegës, janë dobësuar më shumë se ata që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj aromave. Kur ndjeni uri, në vend të delikatesave, merrni erëzat, këshilloni dr. Hirsh.

Aroma e pishës lehtëson frymëmarrjen dhe pastron ajrin

Edhe me pemën plastike të Vitit të Ri, shtëpia mund të ketë aromë – e mjaftueshme është të vëni disa pika vaj eterik pishe në llambën aromatike ose në një copë të mbushjes së pambukut. Aroma e pishës nxit dhe freskon mendjen e kthjellët, ndërsa efekt të dobishëm kanë edhe në rrugët e frymëmarrjes sepse shkatërrojnë mikroorganizmat.

Vitet “njihen” edhe sipas parfumit

Me parfumin me aromë citrusi mjedisi do t’ju përjetojë më mirë.

Disa nga këto efekte njihet që nga kohët e lashta. Kështu të rinj se sa jeni. Të testuarit, të cilët nën aromën e grepit kanë shikuar fotografitë e 220 modeleve kanë vlerësuar që ato janë tri vjet më të reja se sa ishin me të vërtetë.

Livanda aromatike largon dhimbjen e kokës

Shqisa e nuhatjes mund të njohë mijëra aroma të ndryshme, ndërsa është madje dhjetë mijë herë më precize se sa shqisa e shijes. Miliona receptorë aromatik të vendosur në hundë dërgojnë informata pjesës së trupit, që menaxhon me emocionet, kujtimet, eksitimin seksual, dëshirën për ushqim dhe ngjashëm.

Jastëkët me arsye i kanë mbushur me lulet e livandës. Hulumtimi ka treguar që livanda përshpejton gjumin e thellë dhe të qetë dhe ndihmon ata që vuajnë nga forma e lehtë e pagjumësisë. Prandaj para se të shkoni në shtrat spërkatni disa pika vaj eterik në jastëk ose në cep të shtratit vëni kërcellin me livandë të thatë. Ajo bimë largon edhe dhimbjet. Pacientët të cilët me anestezion kanë thithur edhe vajin aromatik të livandës pas operacionit kanë pasur nevojë për më pak morfinë dhe analgjetikë, kanë vërtetuar mjekët njujorkez.

Livanda në veçanti është efikase kundër dhimbjes së kokës. Disa pika vaj livande ose mentës djegëse spërkatni në faculetë dhe aroma e tyre do të largojë dhimbjen e kokës në mënyrë po aq efikase sa tableta. Bëni kujdes të blini vaj të vërtetë eterik dhe jo sintetik sepse nga ai mund t’ju dhëmbë më shumë koka.

Me masazh kundër ngërçeve të dhimbjes

Masazhi i stomakut me vajra eterik nga 15 minuta në ditë, një javë para ciklit, redukton përgjysmë ngërçet menstruale, ka treguar një hulumtim korean. Në dhjetë mililitra vaj bademi shtoni dy pika vaj livande, një pikë vaj sherbele dhe një pikë vaj trëndafili dhe me përzierjen e fituar bëni masazh barkut çdo ditë, një javë para fillimit të ciklit.

Më rozmarinë më lehtë përvetësohet materiali i ri

Studentët e ekspozuar në aromën e rozmarinës ishin më të koncentruar dhe kanë pasur rezultate më të mirë në testet e kujtesës, ka treguar hulumtimi britanik. Prandaj është mirë të mësoni pranë enës me rozmarinë ose të përdorni vajin eterik.

UBT

Ushtrimet janë më pak të lodhshme me mandarinë dhe limon

Njerëzit të cilët kanë ushtruar në hapësirën e spërkatur me aromë bonbone kanë arritur 23 për qind rezultate më të mira dhe kanë qenë më pak të lodhur, ka treguar hulumtimi i Universitetit Wheeling. Energjinë për ushtrime do tu japin vajrat eterik të mandarinës, portokallit, mollës së gjelbër dhe limonit.

Për shoferët aromat më të mira janë të kanellës dhe pepermintit

Në automobil duheni të shmangni aromat e kamomilit dhe livandës të cilat mund të relaksojnë shoferin për së tepërmi, ndërsa aromat e pepermintit dhe kanellës konsiderueshëm rrisin koncentrimin e shoferit, ka treguar hulumtimi amerikan. Të dobishme janë edhe aromat e kafes dhe limonit.

Me bergamot merret frymë më lehtë

Efekti i shumë aromave natyrale nuk është hulumtuar ende, por shpesh përdoret mjekësia alternative. Aromaterapistët me vajra eterik kështu shërojnë gati të gjithë sëmundjet, ndërsa çdo vaj i përshkruhet saktë veprimi i caktuar në trup dhe mendje. Për bergamot kështu konsiderohet që ndihmon tek të gjithë llojet e infeksioneve, gripi, ftohja, inflamacioni i fytit, kolli dhe bronkiti dhe shpejton tretjen, por edhe te ngritja e disponimit.

Vaji eterik i trumzës nxeh, redukton tensionin e muskujve, liron nga dhimbja dhe trishtimi, rrit forcën psikike dhe jep energji, lehtëson frymëmarrjen, nxit djersitjen dhe pastron organizmin. Por, edhe tek ilaçet e lehta natyrale është i nevojshme kujdesi. Vajrat eterik nuk duhen të merren në gojë (përveç pas këshillimit me fitoaromaterapistin e besueshëm) sepse mund të nxisin helmim.

Para vënies në lëkurë, vajrat eterik duhen të hollohen me vaj me bazë bimore (për shembull, vaji i bademesh), për tu shmangur irritimet në lëkurë.

Aroma e xhenxhefilit largon të gjitha llojet e sëmundjeve

Xhenxhefili është ilaçi më efikas natyral kundër të përzierave, ndërsa është i përshtatshëm dhe për femrat shtatzënë. Edhe vet aroma është efikase – disa pika vaj eterik në facoletë largojnë të përzierat.

Masazhi aromatik kundër dhimbjeve në muskuj

Aromat relaksuese të vajrave eterik në kombinim me masazhin në mënyrë të shkëlqyeshme veprojnë tek muskujt e dhimbshëm. Mjetin efikas kundër dhimbjeve mund ta përgatisni ashtu që në 60 ml vaj bademesh qitni 5 pika vaj eterik pishe, 5 pikla vaj eterik livande dhe 3 pika vaj eterik eukalipti.

Ilaçi i shpejtë për hundën e zënë

Inhalimi i avullit të vajit eterik, të cilin e keni qitur në ujin e nxehtë është një nga mënyrat më të shpejta për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Fitoaromaterapistet te hunda e zënë rekomandojnë pika të eukaliptit radiata, pika të pishës së bardhë dhe pika të pepermintit.

-Te inhalimi i vajrave eterik, nëse inhalimi bëhet në “të nxehtë” me ndihmën e avujve të ujit, gjithmonë inhalohet pikë për pikë e vajit eterik. Filloni me një pikë eukalipti radiata dhe kur më nuk i ndjeni avullimin e vajrave,qitni një pikë pishës së bardhë, ndërsa kur ajo pikë tretet, shtoni pikë të pepermintit. Inhaloni më së shumti nga dhjetë pika për një seancë ‘avulli’ . Kudër disponimit të keq dimrit rekomandohet vaji i citrusit, ndërsa për dhimbjet e femrave gjatë ciklit sherbela muskat.

Përveç që në mënyrë të suksesshme vepron në problemet e ciklit femëror, sherbela muskat relakson dhe ngrit disponimin dhe ndihmon te lodhja psigjike, pagjumësia dhe stresi. Por kujdes gjatë përzgjedhjes së vajit:

Freskuesi i hapësirës nga citrusi për ngritjen eksprese të disponimit

Në shishen prek 100 ml qitni 2 mil vaj eterik të portokallit të hidhur, 2 ml grejp, 2 ml limon dhe 1 ml mandarinë të kuqe dhe shtoni 50 ml të alkoolit 70 për qindësh dhe 50 ml ujë të distiluar. Tundeni para përdorimit.

Peperminti te ndryshimi i motit

Peperminti është vaj ideal për meteoropatet sepse ndihmon te dhimbja e kokës dhe migrena e shkaktuar me ndryshimet e motit. Përdoret me inhalim të një pike në facoletën e letrës.(koha)