GRANDEMALL

Arnisa Dervishi, nuse me helikopter

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Modelja e njohur, Arnisa Dervishi, sapo kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me martesë, me muzikologun Mc Arturo. Dasma e tyre ishte mjaft madhështore dhe gjatë ditëve të martesës çifti realizoi disa foto jo të zakonshme.

E veçanta e ditës së martesës ishte tek dhëndri i cili e mori nusen me helikopter me ngjyrë të kuqe. Menjëherë pas martesës çifti iku në pushime dhe kështu që Arnisa nuk pati rastin të shërbejë qoftë dhe një filxhan kafeje në shtëpinë e burrit.

Më shumë rreth martesës dhe më gjerë flet Arnisa për “Zërin”.

Sapo jeni martuar si po shkojnë ditët e martesës?

Martesa…në fakt unë dhe Arturo kemi rreth 2 vite të celebruar që prej 11.11.2011. Ne si çift sado që jetojmë me kohën dhe risitë që sjellë ajo, përsëri marrëdhënien tonë e bazuam te tradita shqiptare.

U njohëm rreth një vit e gjysmë, u fejuam, e më pas u celebruam dhe vendosëm të bënim dasmën gjatë muajit korrik. Një dasmë e bukur dhe e veçantë. Ne u martuam dhe këto ditë pas dasme kanë qenë po aq të bukura sa çdo ditë e 4 viteve dashuri që kemi jetuar bashkë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj martesa?

Në jetën tonë martesa nuk ka ndryshuar asgjë, përveç faktit që na ka afruar më pranë njëri-tjetrit dhe na ka përgatitur për nivelin tjetër familjar.

Si lindi dashuria mes jush?

Dashuria jonë ka qenë spontane por e sigurt, sepse që në fillimet tona dukej sikur njiheshim prej kohësh. Dalëngadalë ajo u plotësua nga besimi dhe mirëkuptimi duke u forcua dhe u bë kjo që është sot.

Sa jeni xheloz ndaj njëri-tjetrit?

Nuk ka dashuri pa xhelozi…xhelozia është kudo, por tek ne është ndryshe, e kuptojmë njëri-tjetrin, dashurojmë dhe mbi gjithçka besojmë te ajo.

Çfarë ju ka tërhequr më shumë te Arturo?

Uji Dea

Te Arturo përveç pamjes së tij të jashtme që është shumë tërheqës ai ishte shumë i sjellshëm, i sinqertë dhe shumë i dashur. Më respektonte dhe më bënte të ndihesha e lumtur. Këto cilësi e bënin shumë të veçantë dhe ndryshe nga meshkujt e tjerë, prandaj e pranova dashurinë e tij.

Në ditët e martesës cilat kanë qenë zakonet në shtëpinë e burrit që ju kanë habitur më shumë?

Zakonet nuk ishin të ndryshme nga ajo në shtëpinë time, por ajo që mund të them është se vepruam sipas traditës sonë, p. sh. derdhja e rakisë para këmbëve të nuses, pastaj dora me mjaltë te parvazi i derës etj. Por gjëja që më ka mahnitur më së shumti ishte që Arturo më mori me një helikopter të kuq.

Ke shërbyer kafe në orët e hershme të mëngjesit?

Nuk mu dha mundësia të shërbeja kafetë, sepse pas dasmës ne shkuam tek suita martesore dhe të nesërmen ikëm në pushime.

Çfarë do të sakrifikoje për dashurinë?

Sakrifica që unë bëj për dashurinë është shërbimi dhe përkushtimi ndaj bashkëshortit tim në të mirë dhe të këqija kudo.

Do të kishe pranuar të jetoje në fshat pa internet dhe telefon?

Për të jetuar, vendi për ne nuk përbën ndonjë problem, por për sa i përket telefonit dhe internetit ato janë pjesë e jetës sonë tashmë. Mund të them që edhe Arturo nuk jeton dot pa ato (qesh).

Do ta lije karrierën për dashurinë?

Edhe po… por kjo nuk mund të ndodhë tek ne pasi Arturo është vetë artist dhe ai është një mbështetës i madh për mua në karrierën time.

Keni planifikuar të bëheni nënë tani menjëherë pas martesës?

Si unë dhe Arturo i dashurojmë shumë fëmijët, kështu që koha bën të veten… e mirëpres./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.