FITORJA

Armiq në Kuvend, partnerë në komuna

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja “Vetëvendosje” e kritikon ashpër Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por me partinë e tij ka bërë koalicion para balotazhit në Kamenicë, njëjtë siç ka vepruar edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partia më e madhe parlamentare në vend është deklaruar se “vija të kuqe” për bashkëqeverisje në nivel lokal ka vetëm me PDK-në e Kadri Veselit.

Edhe LDK-ja ka vendosur të bashkëpunojë me AAK-në në Prishtinë, në mënyrë që kjo ta përkrahë kandidatin e saj Arban Abrashin ndonëse në Parlament partia e Isa Mustafës është pjesë e opozitës, etj.

LVV-ja vetëm me PDK-në ka “vija të kuqe”

Hidromorava

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, gjatë një interviste ditë më parë dhënë “Zërit” bëri të ditur se kjo parti ka “vija të kuqe” me PDK-në si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal.

LEXO EDHE: 15 milionë € për vetura me qira

“PDK-ja nuk vjen në shprehje, në disa raste edhe LDK-ja është e papranueshme për shkak të historikut dhe kandidatit që e kanë dhe në këtë drejtim ne do ta mbajmë një pozicion që mund ta quash qoftë neutral, qoftë abstenues. Në Komunën e Dardanës kemi diskutuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku është arritur marrëveshja. Pra janë këto marrëveshje, të cilat ne sipas statusin tonë duhet t’i diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe t’ua japim dritën përfundimtare secilës marrëveshje veç e veç”, ka thënë Ymeri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.