ARKATANA

Armët autentike të Skënderbeut, në Shqipëri për 100-vjetorin

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Përkrenarja dhe shpata autentike e Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, do të sillen këtë vit në Shqipëri për t’u ekspozuar në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.

Premtimin e bëri dje zëvendëskancelari i Austrisë, njëkohësisht ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger gjatë një takimi që zhvilloi me Kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut që po mbahet aktualisht në Kroaci.

Përveç premtimit për të sjellë në Shqipëri armët autentike të Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës, numri dy i qeverisë austriake theksoi gjithashtu se Austria do të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë me përfaqësimin e autoriteteve më të larta, si dëshmi e miqësisë dhe e lidhjeve të ngushta midis dy vendeve e popujve. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që ka pasur Austro-Hungaria në procesin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mobi Casa

“Në memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd, dhe i vendeve mike Austrisë e Hungarisë do të qëndrojë përherë në altarin më të lartë të vlerësimit të kombit shqiptar”, theksoi Berisha.

Po dje një tubim përpara Ministrisë së Kulturës, Aleanca Kuqezi i bëri thirrje qeverisë që të mos politizojë festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Sekretari për Kulturën dhe Artin në AK, Mystehak Xhemali, deklaroi se ky vit i shënuar nuk mund të përdoret si ditëlindje e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, por duhet të jetë një vit, i cili në radhë të parë duhet të sigurojë reflektim për klasën politike.

“AK shpreh me forcë indinjatën e saj për ndasitë dhe urrejtjen politike që Sali Berisha po kultivon në veprimtaritë e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke përjashtuar e selektuar pjesëmarrjen në këto veprimtari personalitete e akademikë të shquar, si prof. dr Rexhep Qosen e shumë të tjerë. Denoncojmë gjithashtu ndërhyrjen brutale për interesa personale e politike në ndryshimin e historisë së lavdishme të luftës për çlirim kombëtar në periudha të ndryshme historike, përfshi edhe luftën çlirimtare të viteve 1939-1944. Aleanca Kuqezi deklaron se ky vit jubilar do të shënojë edhe fundin e Sali Berishës e ai nuk mund të kremtohet si një ditëlindje e tij, por si fundi i regjimit të tij diktatorial”, theksoi Xhemali.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.