ARKATANA

Armend Zemaj: Gjuetia qeveritare po vazhdon me largimin nga puna të personelit shëndetësor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zemaj ka thënë se në vend që të shpërblehen punonjësit shëndetësor për angazhimin në pandemi, Qeveria i shpërbleu me mos vazhdimin e kontratave.

UBT

Sipas tij, sa më shpejtë duhet të gjendet zgjidhje për pakënaqësitë e profesionistëve shëndetësorë.“Kosova është i vetmi vend në botë që të gjithë të angazhuarit në kohën e pandemisë i lë në rrugë, pa asnjë përgjegjësi morale ndaj tyre. Në vend që të shpërblehen për gjithë mundin dhe sakrificën për gjatë gjithë kohës së luftimit me pandemi, Qeveria si shpërblim vendos mos vazhdimin e kontratave të tyre. Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësorë po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare ndaj personelit dhe profesionistëve shëndetësor duke i denigruar dhe duke i larguar ata nga puna, është largim edhe nga vendi. Qeveria në afat sa më të shkurtër duhet të gjejë zgjidhje për ta”, potencoi Zemaj për Front Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.