ARKATANA

Armëmbajtje pa leje në Gjilan, konfiskohen disa armë dhe qindra fishekë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Më 15 prill 2026 rreth orës 18:50, në rrugën “Ibrahim Popovci” në Gjilan, Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar dy pushkë gjuetie me leje të skaduar, një pistoletë po ashtu me leje të skaduar, si dhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore me leje valide. Përveç armëve, janë konfiskuar edhe 435 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

KKVITI

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje” njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.