Uji Dea

Armë gjuetie me 4 fishekë konfiskohet në Viti, vjedhje në një objekt në Novobërdë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti / Novobërdë – Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar gjatë një pike kontrolli në komunën e Vitisë, ku gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie me katër fishekë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Me vendim të tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një rast tjetër në fshatin Parallovë të Novobërdës, është raportuar për një vjedhje në një objekt. Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në objekt dhe kanë vjedhur disa pajisje të kuzhinës.

UBT

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse hetimore, të cilat po punojnë në identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në hetimin e rasteve të tilla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.