Hidromorava

Armë e municion sekuestrohen në Gjilan e Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Uglar, të Gjilanit pas disa të shtënave ma armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë me 44 copë fishekë dhe 5 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Mobi Casa

Edhe në fshatin Kostadincë, të Kamenicës gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/