Fundamenti

Armando Sadiku sërish shënoi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në fitoren e FC Thun ndaj ekipit të Zurichut në elitën e futbollit zviceran. Armando Sadiku sërish shënoi për Luganon.

Berat Sadiku ka shënuar dy golat e vetëm për skuadrën e tij, FC Thun e cila mposhti skuadrën e njohur të FC Zurichut me rezultatin 2:1.

27 vjeçari u aktivizua në minutën 62 të ndeshjes, kurse në minutat 81 dhe 84 gjeti rrugën e golit për ekipin e tij. Në radhët e Zurichut u paraqit Berati tjetër, Xhemshiti i cili luajti gjatë tërë ndeshjes në repartin e mbrojtjes.

Sulmuesi shqiptar nga Shkupi me pasaportë finlandeze, deri më tani në 13 paraqitje ka shënuar 5 gola për skuadrën e tij.

FIDANISHTJA

Nga futbollistët e tjerë shqiptar, Amir Abrashi luajti 80 minuta për Grasshoppersin i cili u mposht në shtëpi nga Young Boys Bern (0:1).

Kristian Nushi dhe Muhamed Demiri kanë luajtur titullar për St Gallenin, i cili fitoi në fushën e Lausannes (0:3). Të dy u zëvendësuan në minutën 61.

Kur jemi te futbolli zviceran në kategorinë e dytë apo Challenge League, Armando Sadiku shënoi një gol në fitoren e Luganos ndaj Wohlenit (2:1). Sadiku deri më tani ka shënuar 5 gola në 6 paraqitje këtë stinor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.