UBT

Armando Broja i hapur për një kalim te West Ham

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ylli i Chelseat, Armando Broja është i gatshëm të bëjë një udhëtim të shkurtër nëpër Londër për t’iu bashkuar West Hamit këtë verë, sipas mediumit britanik, Express.

Shqiptari bëri përshtypje si i huazuar te Southampton sezonin e kaluar dhe West Ham tashmë ka filluar bisedimet fillestare me Chelsean për një lëvizje të mundshme për të riun.

20-vjeçari shënoi gjashtë herë për Saints sezonin e kaluar dhe West Ham ende nuk e ka zgjidhur enigmën e sulmuesit.

Broja është i interesuar për të vazhduar të luajë futboll si startues pasi ka shijuar aksionin e Premier League për Southampton sezonin e kaluar.

Dhe West Ham mund të jetë gati të nisë një ofertë hapëse prej 30 milionë funteve, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Shqiptari është i përgatitur të vlerësojë të gjitha ofertat që vijnë për të këtë verë, me West Ham-in që shihet si një nga kryesuesit pasi Broja mund të qëndrojë në Londër.

Megjithatë, ka interes edhe nga Napoli, edhe pse kjo mund të varet nga e ardhmja e Victor Osimhen.

Por, Chelsea mund të jetë i frikësuar për t’ia shitur një rivali dhe largimi i Romelu Lukaku madje mund ta detyrojë Brojën të futet në planet e Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm.

Gjermani pritet t’i japë një shans të huazuarit të vitit të kaluar në fazën përgatitore, me Conor Gallagher, Billy Gilmour dhe Broja që të rikthehen të gjithë.

Dhe me Chelsea që pranoi ta dërgojë Lukakun në një huazim për një sezon te Interi, pozicioni nr.9 është liruar edhe një herë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.