Arlind Ajeti, i ftuari i radhës nga De Biasi

21 vjeçari Arlind Ajeti, mbrojtës i Baselit me origjinë nga Kosova, mësohet se është ftuar nga Gianni De Biasi për të debutuar për Shqipërinë në miqësoret e radhës që kuqezinjtë i luajnë ndaj Francës dhe Italisë gjatë nëntorit.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar një familjar i Ajetit, i cili ka thënë se ftesa për Arlindin ka arritur, ndërsa vendimi i tij ende nuk është zyrtarizuar.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy miqësore; më 14 nëntor do të ndeshet me Francën ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Italinë.
De Biassi ende nuk e ka publikuar listën e lojtarëve të mbledhur për këto paraqitje. /Telegrafi/