UBT

Arkivi historik i Gjilanit kërkon objekt të ri

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Arkivi i Gjilanit për angazhim, bashkëpunim dhe shërbim të qytetarëve dhe institucioneve është shpërblyer tre herë me Mirënjohje nga ana e Kuvendit Komunal të Gjilanit 2003, 2007, 2011 dhe në mars të vitit 2012 është shpallë si arkivi më i suksesshëm në Kosovë nga ana e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës thotë Nazmi Mujaj drejtor.

Arkivi historik i Gjilanit i themeluar në vitin 1971 , ka arritur që të ruaj me sukses të gjitha vlerat dhe trashëgimit arkivore ndër rajonale. Megjithatë arkivi i Gjilanit vazhdon të punojë në kushte jo të përshtatshme. Drejtori i kë tij institucioni Nazmi Mujaj për Agjencin e Lajmeve “Rajoni Press” thotë se për punë të suksesshme të arkivit, pos kuadrit është i nevojshëm edhe objekti i duhur me pajisjet e tij. “Që nga fillimi i punës së Arkivit, pengesë ka paraqitur mungesa e lokalit adekuat. Nga viti 1979, e deri në fund të vitit 2007, Arkivi ka qenë i vendosur në qendër të qytetit, ku me adaptimin e lokaleve dhe me pajisje teknike, janë krijuar kushte për punë.

Nga janari 2008, Arkivi është vendosur në lokalet e konviktit të shkollave të adaptuar për nevojat e arkivit. Si zgjidhje e vetme afatgjate është ndërtimi i objektit të ri të arkivit, i cili do t’i plotësonte nevojat e standardeve bashkëkohore të arkivistikës”shprehet Mujaj. Sipas tij me miratimin e planit rregullativ të qytetit, përkatësisht lagjes “Fidanishta” është paraparë ndërtimi i objektit të arkivit. Në bashkëpunim me zyrën për projekte të Kuvendit Komunal në Gjilan është përgatitur projekti ideor për objektin e arkivit dhe pritet gjetja e donatorëve për realizimin e tij.Arkivi i Gjilanit ndryshe ka një mbikëqyrje profesionale edhe në arkivat komunale të Komunës së Vitisë, Dardanës, Kllokotit, Ranillugut dhe Parteshit. Veprimtaria themelore e Arkivit është mbrojtja, evidencimi, pranimi, rregullimi, përpunimi, ruajtja, prezantimi, publikimi i lëndës arkivore dhe dhënia e saj për shfrytëzim.

Mujaj thotë se me qëllim të aplikimit të metodave bashkëkohore të arkivistikës, në kuadër të Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe Arkivit Shtetëror të Turqisë po vazhdon ngritja profesionale e punëtorëve të Arkivit, ku të gjithë punonjësit e arkivit janë të certifikuar për trajnime profesionale. Për punë të suksesshme të arkivit, pos kuadrit është i nevojshëm edhe objekti i duhur me pajisjet e tij. Që nga fillimi i punës së Arkivit, pengesë ka paraqitur mungesa e lokalit adekuat. Nga viti 1979, e deri në fund të vitit 2007, Arkivi ka qenë i vendosur në qendër të qytetit, ku me adaptimin e lokaleve dhe me pajisje teknike, janë krijuar kushte për punë. Nga janari 2008, Arkivi është vendosur në lokalet e konviktit të shkollave të adaptuar për nevojat e arkivit. Si zgjidhje e vetme afatgjate është ndërtimi i objektit të ri të arkivit, i cili do t’i plotësonte nevojat e standardeve bashkëkohore të arkivistikës.

Mujaj tha se me miratimin e planit rregullativ të qytetit, përkatësisht lagjes “Fidanishta” është paraparë ndërtimi i objektit të arkivit. Në bashkëpunim me zyrën për projekte të Kuvendit Komunal në Gjilan është përgatitur projekti ideor për objektin e arkivit dhe pritet gjetja e donatorëve për realizimin e tij.Mbrojtja e lëndës arkivore dhe materialit regjistraturik në regjistratura në territorin e Komunës së Gjilanit, paraqet prioritetet kryesore të Arkivit. Shërbimi për mbrojtje qysh në fillim ka marrë mbi veti krijimin e evidencës komplete të regjistraturave ekzistuese dhe të suprimuara, deponimin e lëndës arkivore të rrezikuar sipas prioriteteve si dhe marrjen e masave për mbrojtjen e lëndës arkivore jashtë arkivit. Nga ajo lëndë një pjesë e mirë ka arritur që sipas ligjit që të dorëzohet në Arkiv.

Fidanishtja

Menjëherë pas luftës (1999), sipas prioriteteve të mara në nivel të vendit, obligim i këtij shërbimi, ishte evidentimi i lëndës arkivore të zhdukur nga pasojat e luftës, të bartur nga ana e okupatorit serb, si dhe marrjen e lëndës arkivore nga regjistratura e ish Kuvendit të Komunës së Gjilanit për shkak të rrënimit të objektit dhe nga regjistraturat e shuara , nga disa organizata të shuara ekonomike etj. Mujaj tha se deri më tani, me një angazhim të duhur të të gjithë punëtorëve të këtij arkivi, në depo të Arkivit janë të vendosur mbi 133 fonde dhe koleksione arkivore, përkatësisht rreth 600 metra gjatësi e lëndës arkivore e rregulluar e cila kryesisht i përket periudhës së pas vitit 1945.

Lënda e periudhës së mëhershme të kësaj treve është marrë dhe ruhet në Arkivin e Kosovës. Kurse në regjistratura deri më tani gjatë vizitave të arkivit janë evidentuar rreth 5000 metra gjatësi lëndë arkivore, ku për shkak të mungesës së lokaleve te fondkrijuesit shpesh është e rrezikuar për dëmtim dhe humbje.Meqenëse Arkivi është i tipit të përgjithshëm, lënda e cila ruhet në Arkiv përfshin dokumente nga e kaluara historike, ekonomike, sociale, politike, arsimore, kulturore e tjera të popullsisë që jeton në Anamoravë shprehet ai.

Punonjësit dhe stafi i arkivit përveç detyrave e punëve të tjera profesionale në Arkiv, arrijn edhe të bjënë publikimin e lëndës arkivore. Pas luftës, nëpërmjet mjeteve elektronike, shtypit të vendit, Vjetarit të Arkivit dhe mënyrave të tjera, janë publikuar të dhëna nga lënda e grumbulluar e arkivit dhe veprimtaria arkivore është publikuar “Udhërrëfyesi i arkivit”, libri “Shpërngulja e Shqiptarëve nga Gjilani e Rrethina në Turqi” (sipas dokumenteve arkivore) si dhe punime profesionale në revista dhe shtypin qendror të vendit bazuar në të dhëna nga lënda e arkivit, janë organizuar katër ekspozita me dokumente dhe fotografi: një në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe tri nga Arkivi Ndërkomunal në Gjilan, me pasurin arkivore të arkivit tonë me temë “Anamorava gjatë Historisë sipas Dokumenteve dhe Fotografive” , dhe në vitin 2011 në bashkëpunim me Drejtorin Komunale për Arsim në Gjilan, për nder të 7 Marsit Ditës së Mësuesit është organizuar Ekspozita “Arsimi i Anamoravës në Dokumente dhe Fotografi” .

Arkivi Ndërkomunal në Gjilan, i cili vepron në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, zhvillon bashkëpunim të frytshëm me të gjithë Arkivat e Kosovës, institucionet kulturore, arsimore, etj. të Komunave të Regjionit, si dhe zhvillon aktivitet bashkëpunimi me vendet tjera dhe në rend të parë me Arkivat Shtetërore të Shqipërisë, dhe me arkivat tjera të rajonit.Arkivi i Gjilanit për angazhim, bashkëpunim dhe shërbim të qytetarëve dhe institucioneve është shpërblyer 3 herë me Mirënjohje nga ana e Kuvendit Komunal të Gjilanit 2003, 2007, 2011 dhe në mars të vitit 2012 është shpallë si arkivi më i suksesshëm në Kosovë nga ana e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës tha Mujaj./rajonipress.com/