FIDANISHTJA

Arka e komunës shtohet me ardhjen e diasporës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Vetëm në muajt maj 2012 dhe qershor 2012 është rritur diferenca për 32% e tatimit në pronë. Nazmi Halili tha se arka pritet të rritet gjatë muajve korrik dhe gusht.

Komuna e Gjilanit është e përgatitur maksimalisht për frekuentimin e ardhjes së mërgimtarëve. Këtë vit madje janë paraparë edhe shumë aktivitete që i dedikohen diasporës. Por diaspora nuk do të kursehet as kur janë në pyetje financat.

Nazmi Halili shef i sektorit të tatimit në pronë tha për rajonipress se pagesa e tatimit në pronë ka shënuar një lëvizje pozitive krahasuar me të njëjtën kohë të vitit paraprakë.

Uji Dea

Sipas tij në muajin maj të vitit 2012 ka pasur një shifër prej 61 mijë e 445.04 euro kurse në muajin qershor 2012 kjo shifër është rritur në 81 mijë e 280.11 euro. Halili tha se këtu nuk hynë shumë borxhe që u kanë kompanitë publike,komuniteti serb dhe disa institucione tjera.

Arka e komunës shpresat i ka tek mërgimtarët të cilët në muajt korrik dhe gusht e frekuentojnë edhe zyrën e tatimit në pronë.”Mërgimtarët janë të rregullt dhe sa herë që vijnë ata i kryejnë obligimet e tyre financiare. Kjo pagesë realisht e dyfishon përqindjen dhe ne presim një rritje në këtë sezon” tha Halili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.