United Hospital

ARK: Do të ndërmarrim veprime radikale nëse nuk lirohet Haradinaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), shprehet se me indinjatë të thellë po e përcjellë maskaradën sllovene, pas ndalimit të padrejtë, absurd dhe krejt të pakuptueshëm të kryetarit të Aleancës, ish-kryeministrit dhe liderit të luftës dhe të paqes, Ramush Haradinaj.

ARK kërkon nga udhëheqja e AAK-së angazhim dhe mobilizim më të madh dhe më rigoroz të saj dhe të strukturave të tjera drejtuese në krejt këtë situatë. ARK, po ashtu, përcjellë indinjatën e thellë me reagimet kozmetike të Presidentes dhe të Qeverisë së Kosovës, mosangaazhimin konkret të tyre në adresimin e Notës së Protestës ndaj Sllovenisë, të miratuar në Rezolutën e djeshme të Kuvendit të Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt.

ARKATANA

“Duke i parë të gjitha këtë zhvillime, ARK ka vendosur të ndërmarrë veprime më radikale, të cilat mund ta zhvendosin vendin në rrethana jo të zakonshme. Ky nuk ishte përcaktimi ynë i dëshiruar, por zgjidhja e vetme që po na imponohet. Aleanca e të Rinjve të Kosovës fton mobilizimin e përgjithshëm të strukturave të saj, në të gjitha nivelet dhe në gjithë Kosovën, në angazhimin konkret dhe në veprime të drejtpërdrejta të shprehjes së revoltës dhe të pakënaqësisë me maskaradën sllovene, e cila në heshtje dhe abstenueshëm, po përkrahet edhe mosveprimi i institucioneve të Kosovës dhe nga faktorë relevantë politikë ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatë.

“Lideri ynë, Ramush Haradinaj, e ka dëshmuar bashkëpunimin me drejtësinë dhe me miqtë ndërkombëtarë, sa herë që i është kërkuar, dhe çdo tentativë tjetër, si ky veprimi fyes i Sllovenisë zyrtare, është lojë e papranueshme me personalitetin e z. Haradinaj, dinjitetin, vlerat dhe gjithë atë që ai përfaqëson. ARK nuk do të rrijë duarkryq, por as nuk do të marrë përgjegjësi për çfarëdo eskalimi eventual të situatës në vend, nëse kryetari Haradinaj nuk kthehet brenda ditës së sotme”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.